Marshohet në Prishtinë për nder të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale

Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë marshuar në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë marsh po marrin pjesë Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi, si dhe personalitete të tjera dhe nxënës të shkollave.

No description available.

Marshi ka filluar nga sheshi “Ibrahim Rugova” dhe do të vazhdojë deri te monumenti “Heroinat”.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti gjatë fjalimit të saj ka thënë se shënimi i kësaj dite është reflektim i zërit të heshtur të të mbijetuarve.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti

“Duke e rindertuar të ardhmen ne mbështesim të mbijetuarit. Kjo ditë na jep mundësinë të bashkohemi si shoqëri dhe të reflektojmë ndaj dhimbjes së të mbijetuarve te dhunës seksuale gjatë luftës. Kujtesa kolektive më së shumti do tu shërbejë gjeneratave te reja, atyre qe kane në duar fatin e shtetit. 14 prilli i nderon edhe i vlerëson te mbijetuarit. Inkurajoj familjaret dhe te mbijetuarit që ti kërkojnë te drejtat e tyre që u takojnë me ligj. Te sigurohet qasja e pakufizuar në të drejtat e tyre”, ka thënë Rushiti.

Ndërkaq e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman i ka ftuar pjesëmarrësit në marsh për një minutë heshtje për shkak të vdekjes së një viktime të dhunës seksuale para pak ditësh.

“Para pak dite e mora lajmin qe një e mbijetuar e dhunës seksuale ka vdekur, andaj ju ftoj per një minutë heshtje. 14 prilli ka qene ditë e rende per mua. Mirëpo ditën e sotme dua ta shnderroj në forcë, kurajo per viktimat qe bota ta kuptojë se çfarë ka bërë Serbia”, ka thënë Krasniqi.

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk duhet të lejohet që këto krime të harrohen apo të heshten teksa ka bërë të ditur se është duke u finalizuar strategjia për drejtësinë tranzicionale.

“Përkulemi para guximit dhe forcës tuaj. Jemi bashkë të kujtojmë viktimat e dhunës seksiale, per te nderuar kujtimin e tyre dhe qëndrueshmërinë qe kane treguar përballë këtij krimi. Nuk duhet të lejojmë qe këto krime të harrohen apo heshten. Duhet ta luftojmë stigmën dhe të jemi për krah te të mbijetuarve. Së shpejti do te finalizojmë strategjinë për drejtësinë tranzicionale”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale ka thënë se kjo ditë e 14 prillit është historike dhe historia nuk vdes kurrë.

“Brez pas brezi do te na kujtoni qe ne jemi viktima te dhunës seksuale gjatë luftës. Jam shume krenare që shoh shume te rinj këtu. E di që kane me punu shume për neve dhe nuk do të na harrojnë”, ka thënë ajo.

Ndërsa këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka përcjellur urimet urimet e përzemerta të presidentes e cila gjendet për vizitë zyrtare në Kalabri.

“Te mbijetuarit duhet të jenë ne qendër te procesit të shërimit të shoqërisë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika