Dhimbja, tmerri e mllefi tash do të jetojnë përjetësisht mes rreshtave.
Libri “Revolta e Syzifit” nga autori Bardhyl Mahmuti u përurua të premten në Drenas, pikërisht në ditën e pervjetorit të 27-të të masakrës së Poklekut.
Ky libër paraqet rrëfimin e të mbijetuarit, Fadil Muçolli, në shtëpinë e të cilit ndodhi masakra ndaj 53 civilëve shqiptarë, ku bëjnë pjesë edhe 20 familjarë të tij.
Këtu u interpretuan disa rreshta nga libri.
Autori Bardhyl Mahmuti tregoi për rëndësinë e tij.
Nën emocione për librin foli personazhi i tij, Fadil Muçolli.
E, detaje të ditës kritike tregoi kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Pas përurimit, autori shpërndau rreth 350 kopje falas për të pranishmit.
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:
