Masakra e Studimes, shtegtimi drejt vdekjes
Bashkëshortin Imerin e ka në mesin e 116 martirëve në Masakrën e Studimes, e vetë, Bahrie Gërxhaliu është heroinë e gjallë për familjen, dhe jo vetëm. Në pasditen e 2 majit 1999, vajzën dy vjeçare, e mori nga forcat serbe duke i mashtruar se po u jep para, të cilat në fakt ishin fleta të […]
Bashkëshortin Imerin e ka në mesin e 116 martirëve në Masakrën e Studimes, e vetë, Bahrie Gërxhaliu është heroinë e gjallë për familjen, dhe jo vetëm.
Në pasditen e 2 majit 1999, vajzën dy vjeçare, e mori nga forcat serbe duke i mashtruar se po u jep para, të cilat në fakt ishin fleta të një libri a gazete.

Edhe djalin e shpëtoi për një fije floku duke e tërhequr nga mbulesa e llastikut në traktor, aty ku forcat serbe godisnin me thikë duke menduar se djalin ia vranë.
Por këtë fat të mirë nuk e kishte me burrin, i cili jetoi edhe dy orë pasi u plagos nga forcat serbe.
“E kam ngrit e kam ofru te prekolica jam afru, më tha ah djali jem… 10. n12 ka ndërru jetë”, ka thënë Bahrie Gërxhaliu – E mbijetuar e masakrës së Studimes.

Mbi 30 martirë në këtë masakër janë nga familja Gërxhaliu, të cilët ishin në mesin e rreth 20 mijë civilëve të cilët gjetën strehim në malet e Studimes në Vushtrri.
“Shumë afër, kishin armë të lloj llojshme ne as nuk kemi guxu (heqeet pyetja), kemi pa kur i kanë ekzekutu njerëzit…ata që na ekzekutuan ishin fqinjët tanë”, ka thënë Fehmi Gërxhaliu – I mbijetuar e masakrës së Studimes.

Këto janë vetëm një pjesë e mijëra rrëfimeve, që kanë çka tregojnë e shumë pak kanë folur.
“Trupat e vdekur ishin në lum, pritshim edhe pak edhe ka ardhu kolona e ushtrisë, ka pasur njerëz që i kanë dhënë 5 e 6 mijë. Secili na drejtonte armën thojke pare pare…”, ka thënë Fazli Rashica – I mbijetuar e masakrës së Studimes.

Ndërmjet 3 e 4 majit 1999 116 civilë e masakruar u varrosën në studime. Mijëra të tjerë që mbetën gjallë u dëbuan e përndoqën nëpër fshatra të Rajonit të Mitrovicës, për në Shqipëri e Maqedoni, deri në përfundimin e luftës.















