“Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, Asociacioni të themelohet, por jo si mikro-shtet”, thotë kryeministri irlandez
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka kërkuar që masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe demokratike në veri dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Tutje, Varadkar ka thënë se Asociacioni nuk duhet të jetë një mikro-shtet. “Qëndrimi i qeverisë irlandeze është që besojmë se […]
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka kërkuar që masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe demokratike në veri dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tutje, Varadkar ka thënë se Asociacioni nuk duhet të jetë një mikro-shtet.
“Qëndrimi i qeverisë irlandeze është që besojmë se masat kufizuese që janë vënë ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që ia kam treguar edhe kryeministrit zyrtarisht…Dhe dua ta shoh që Asociacionin po themelohet, mirëpo kjo duhet të bëhet në koordinim të atyre zonave dhe nuk dua të shoh të krijohet një mikro-shteti brenda Kosovës. Kjo nuk do të jetë diçka që do të ishte e dobishme për të ardhmen”, ka deklaruar kryeministri irlandez.
Ndërkohë Varadkar tha se kryetarët e komunave veriore, duhet t’i përfaqësojnë njerëzit që jetojnë atje.
“Dhe është shumë me rëndësi që kryetarët e komunave të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato zona”, ka përfunduar ai.















