MAShT-i kërkon monitorues të lajmeve që e “atakojnë” Ministrinë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në krye me ministren Arbërie Nagavci, ka shpallur tender, përmes të cilit kërkon “kontraktor individual për monitorimin e mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”. Në dosjen e tenderit që gjendet në sistemin elektronik të prokurimit, përshkruhen edhe detyrat e një pozite të tillë. Një prej tyre është edhe […]
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në krye me ministren Arbërie Nagavci, ka shpallur tender, përmes të cilit kërkon “kontraktor individual për monitorimin e mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.
Në dosjen e tenderit që gjendet në sistemin elektronik të prokurimit, përshkruhen edhe detyrat e një pozite të tillë.
Një prej tyre është edhe monitorimi i lajmeve që “atakojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë” dhe ndërlidhen me proceset në arsim.
Kushdo që arrin të punësohet në këtë pozitë do të marrë kontratë 12 mujore dhe pagë 600 euro.
Ndërkaq, vlera e paraparë e këtij tenderi është 7 mijë e 200 euro.
















