MASHTI: Mësimi ka filluar në 658 shkolla, në 18 tjera jo, si shkak i renovimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se viti i ri shkollor ka filluar në 658 shkolla, kurse në 18 tjera jo për arsye se ja në renovim, ku shumica prej tyre pritet të fillojnë vitin e ri shkollor mas 4 shtatorit

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se procesi edukativo-arsimor ka nisur në 658 institucione arsimore.

Kurse njofton se në 18 institucione tjera mësimi nuk ka filluar, pasi shkollat janë në renovim, ku pritet që në shumicën prej tyre renovimi të përfundoj me 4 shtator.

“Në bazë të informatave të pranuara nga komunat, gjatë ditës së sotme, procesi edukativo-arsimor ka filluar në 658 institucione, ashtu siç është përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit Shkollor 2023-2024. Sipas raportimeve të komunave, procesi mësimor nuk ka filluar në tetëmbëdhjetë (18) institucione arsimore të cilat kanë qenë në proces të renovimit. Në shumicën prej këtyre institucioneve punimet do të përfundojnë deri më 4 shtator dhe do të nis procesi i rregullt mësimor”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Gjithashtu ministria ka njoftuar se pagesat kanë vazhduar të ekzekutohen edhe sot për ata të cilët kanë aplikuar për subvencionim me tekste shkollore pas 29 gushtit.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se deri më tani për subvencionim me tekste shkollore kanë pranuar gjithsej 133.500 aplikime.

Aplikimi për subvencionim me tekste shkollore do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, siç thonë nga ministria për tu siguruar që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika