MASHT premtoi punësimin e 30 inspektorëve hap konkurs vetëm për 20

Para katër muajve televizionit Dukagjini, Ministria e Arsimit i pat thënë se do të shtohet numri i inspektorëve të arsimit për 30 veta. Por të njëjtin janë sot kanë dal me numër tjetër duke thënë se do të hapet konkursi për 20 inspektor të arsimit

Ministria e Arsimit

 





Në të gjitha hapësirat arsimore në vend funksionojnë vetëm 30 inspektorë të arsimit.

E RTV Dukagjini kishte raportuar në qershor të vitit 2022 për këtë problematikë ku studentë e nxënës kishin thënë që asnjëherë nuk kanë hasur në inspektim të tyre.
Po në atë kohë, televizionit i ishte thënë se do të rekrutohen edhe 30 të tjerë.

“Po do të shtohet numri I inspektorëve edhe për 30 veta. Jemi në proces të rekrutimit”, kishte thënë Ministria e Arsimit më 23 qershor, 2022.
Por, në të dielën e parë të muajit tetor, ka ky dikaster njoftuan se shumë shpejt do të hapet konkursi jo për 30 por 20 inspektor.

“Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi. Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë”, ka deklaruar Ministria e Arsimit më dy tetor të vitit 2022.
Për rëndësinë e pjesëmarrjes së inspektoreve ka folur profesori universitar, Faton Ismajli.

Profesori universitar, Faton Ismajli

Sipas tij edhe ata që rekrutohen janë të pamjaftueshëm për ti inspektuar të gjitha shkollat e vendit.

“Numri kaq I vogël tash llogarite, 30 janë, 20 po thojnë kanë me i shtua e realisht do të duhej që sivjet të shtohen 100, në vitin e ardhshëm 100 inspektor të tjerë, janë një mijë shkolla e nuk mund të inspektohen mbi një mijë shkolla me 30 ose 50 janë shumë shumë pak”, ka thënë Faton Ismajli – Profesor në UP.

Televizioni ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Arsimit se pse është zvogëluar kërkesa për 10 inspektor të arsimit por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Inspektorët e arsimit angazhohen për mbikëqyrjen e kritere të pranimit, kritere zyrtare për pranimin e nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore të të gjitha niveleve.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika