MASHTI: Deri sot kemi pranuar mbi 17O mijë aplikime, 130 mijë aplikantë i kanë pranuar mjetet për tekstet shkollore

"Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër"

Tekste shkollore

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, gjatë ditës së shtunë ka bërë me dije se deri më sot kanë pranuar mbi 170 mijë aplikime nga të cilat mbi 105 mijë janë aplikime nga klasat një deri në të katrën dhe mbi 70 mijë aplikme për klasat gjashtë deri në të nëntën.

Gjiashtu ai ka bërë të ditur se 130 mijë aplikantëve u janë proceduar mjetet.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 178,580 aplikime nga të cilat, 105,404 aplikime nga klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore dhe 73,176 aplikime nga klasat 6-9, të cilët tashmë i kanë tekstet shkollore dhe kanë aplikuar për mbështetje për materiale shkollore. Platforma do të jetë e hapur për aplikim deri në fund të muajit shtator…

Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet. Jemi në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Më tej ai ka theksuar se ata që s’kanë mundur të aplikojnë përmes platformën e-Kosova do të iu ofrojnë asistencë fizike nëpër komuna.

“Platforma eKosova ka 812,000 përdorues të cilët marrin shërbime. Ndër shërbimet tjera është edhe moduli për aplikimin për tekstet dhe materialet shkollore, i cili është i thjeshtë dhe zgjatë shumë pak. eKosova ofrohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit e cila po vazhdon të ofrojë mbështetje në funksionimin e platformës.

Sidoqoftë, për ta lehtësuar edhe më shumë këtë proces të aplikimit për pjesën e mbetur të atyre që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të aplikojnë, do të ofrojmë edhe asistencë fizike nëpër komuna. Lokacionet për secilën komunë do t’i bëjmë publike bashkë me institucionet tjera mbështetëse.

Për informimin tuaj, procesi i furnizimit me tekste shkollore me këtë praktikë është shumë më i shpejtë sesa me praktikat e aplikuara në vitet e mëhershme”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika