MAShTI ka publikuar rezultatet e Testit të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës, sipas të cilave kalueshmëria për këtë vit është 78.43 për qind

Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Maturës, i cili është mbajtur me 18 qershor.

Sipas këtij njoftimi, MAShTI ka bërë të ditur se kalueshmëria e testit të maturës për këtë vit është 78.43 për qind.

“Rezultatet e publikuara të Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin, tregojnë se kalueshmëria këtë vit është 78.43 përqind”, shkruan MAShTI.

Gjithashtu ka bërë të ditur përqindjet në lëndët, në të cilat janë testuar nxënësit. Kalushmëria në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind.

“Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 përqind, në gjuhën boshnjake 82.26 përqind dhe në gjuhën turke 93.94 përqind,” ka shtuar MAShTI.

Ndërkaq, MAShTI ka bërë renditjen sipas lëndëve, ku arritshmëria në përqindje është:

-Gjuhë Shqipe – 63.8

-Gjuhë Angleze – 59.3

-Matematikë – 42.6

-Fizikë – 52.1

-Kimi – 52.3

-Biologji – 55.1

-Informatikë – 56.3

-Gjeografi – 47.4

-Histori – 42.2

-Sociologji – 39.8

-Psikologji – 39.6

-Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8

-Edukatë qytetarë – 42.4

-Histori e artit – 37.4

-Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2

-Gjuhë Boshnjake – 59.8

-Gjuhë turke – 48.2

Gjithashtu, MAShTI ka njoftuar se 132 nxënës janë larguar nga testimi, prej të cilëve 115 nxënësve u është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument  identifikimi në ditën e testit, u është përsëritur testi.

Tutje MAShTI ka shkruar se “Për rreth 4700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022”.

Postimi i Mashti-it në Facebook

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika