MAShTI njofton për fillimin e mësimit të hënën

MAShTI ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të hënë të fillojë viti i ri shkollor

Objekti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se të hënën e 3 tetorit do të fillojë mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përgatitjet për fillimin e vitit shkollor ishin bërë edhe para një muaji, por si pasojë e grevës mësimi nuk kishte filluar.

“MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte më 1 shtator kur, zyrtarisht, duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK”, shkruhet në postim.

Sipas njoftimit të MAShTI-t, të hënën do të formohet edhe grupi punues, i cili do të rishikojë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor në bazë të të cilit edhe do të bëhen riplanifikimet në shkolla.

Ndër të tjera, thuhet se të gjitha tekstet shkollore janë shpërndarë në komuna e shkolla, sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika