Mashtruan qytetarët me kontrata dhe avanse, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka nisur hetime ndaj dy personave, G.J. (1986) dhe A.A. (2000), të cilët dyshohen se kanë mashtruar qytetarë në rajonin e Gjilanit dhe Vitisë. Sipas hetimeve disa mujore, të dyshuarit kanë nënshtruar qytetarët në kontrata me premtimin e dhënies së […]
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka nisur hetime ndaj dy personave, G.J. (1986) dhe A.A. (2000), të cilët dyshohen se kanë mashtruar qytetarë në rajonin e Gjilanit dhe Vitisë.
Sipas hetimeve disa mujore, të dyshuarit kanë nënshtruar qytetarët në kontrata me premtimin e dhënies së produkteve dhe dhuratave, duke marrë pagesa avans prej 3,494 eurosh nga 9 persona.
“Të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë më pas produktet e premtuara”, thuhet në njoftim.
Në total, qytetarët janë detyruar për pagesa kontraktuale prej 24,607 eurosh, por produktet nuk janë dorëzuar.
“Këta qytetarë janë futur në obligime kontraktuale në vlerë totale prej 24,607.00 €, ndërsa 9 prej tyre kanë paguar edhe avans në shumën prej 3,494.00 €, me premtimin se produkti dhe dhuratat do t’iu dorëzoheshin pas nënshkrimit të kontratave, gjë që nuk ka ndodhur”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Mashtrim”.
Ata janë intervistuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë nga prokuroria.















