Matoshi: Jemi më të mirë se Izraeli

Mesfushori i Kosovës, Valmir Matoshi, ka deklaruar se Kosova është ekip më cilësor se Izraeli, duke shprehur besimin se përfaqësuesja kosovare mund ta fitojë ndeshjen e radhës.

Matoshi ka thënë se ekipi e ka lënë pas humbjen nga Austria dhe tashmë është i përqendruar te përballja me Izraelin.

“Për ne nuk ishte e lehtë, pasi kemi mundur të shënojmë në minutat e parë. Por nuk shënuam. Më pas loja ishte krejt ndryshe. Kemi humbur topa të lehtë në pjesën e parë dhe të dytë. E kemi lënë këtë lojë anash”, ka thënë Matoshi, i cili u aktivizua në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen ndaj Austrisë.

Ai ka theksuar se nga ekipi pritet më shumë dhe se synimi është fitorja ndaj Izraelit.

“Presim më shumë nga të gjithë. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Jemi ekip më i fortë dhe shpresojmë të fitojmë”, ka shtuar Matoshi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika