Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lorik Maxhuni, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe zhvillimit.
Përmes një postimi në Facebook, Maxhuni ka thënë se shekulli aktual është “shekulli i dijes dhe aftësimit”, duke shtuar se investimi në arsim dhe zhvillim është kyç për ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të integruar.
Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve për PDK-në dhe për kandidaturën e tij, duke u zotuar për përfaqësim me dinjitet dhe përkushtim.
Maxhuni ka përdorur sloganin e fushatës së PDK-së “Stop krizës. Ndrysho Kosovën.”