Kandidati për deputet nga PDK-ja Lorik Maxhuni ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke theksuar se vendimmarrja në institucione nuk duhet të bjerë në duart e njerëzve që, sipas tij, nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të kuptuar dhe zbatuar ligjet.
Ai ka deklaruar se një situatë e tillë përbën rrezik për funksionimin e shtetit dhe për cilësinë e vendimeve që merren në emër të qytetarëve, duke shtuar se as e tashmja dhe as e ardhmja e vendit nuk duhet të lihen në duart e “analfabetëve funksionalë”.
“Partia në pushtet sot përfaqësohet nga njerëz që nuk dinë të lexojnë ose nuk e kuptojnë atë që e lexojnë. Ata vendosin për ligje. Nuk mund ta lëmë as te tashmen e as të ardhmen në duar të analfabetëve funksionalë.
Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Maxhuni.