Maxhuni takon qytetarët në Vushtrri: Ndjemë besimin dhe vullnetin e tyre për të ecur përpara

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lorik Maxhuni, ka zhvilluar sot takime me qytetarë në Vushtrri, së bashku me bashkëpartiakun, Përparim Gruda.

Maxhuni ka bërë të ditur se gjatë takimeve kanë ndjerë mbështetjen, besimin dhe vullnetin e qytetarëve për të ecur përpara drejt objektivave të përbashkëta.

“Sot, së bashku me Përparim Grudën, takuam qytetarë në Vushtrri. Në çdo takim ndjemë mbështetjen, besimin dhe vullnetin e tyre për të ecur përpara”, ka shkruar Maxhuni.

Maxhuni ka falënderuar qytetarët për pritjen e ngrohtë, bisedat e sinqerta dhe përkrahjen që, sipas tij, po i japin çdo ditë.

Maxhuni vlerësoi se Vushtrria vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm i angazhimit qytetar dhe i ndryshimit pozitiv, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në rrugën drejt zhvillimit dhe përparimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika