Mayweather dhe McGregor afër marrëveshjes për revansh

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë shumë afër një marrëveshjeje e cila është në vlerë prej 130 milionë paund për një ndeshje kthimi të boksit, por dyshja po "grinden" për numrin e raundeve të përfshira

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor

Boksieri Floyd Mayweather thuhet të jetë afër një marrëveshjeje me Conor McGregor për të organizuar një revansh të bujshëm.

Në gusht të vitit 2017-të Mayëeather dhe McGregor u ndëshën në Las Vegas, ku Mayweather i dha superyllit të UFC-së një mësim boksi duke e siguruar një fitore të raundit të dhjetë.

Sipas thesun, Mayweather është i gatshëm që të vendosë sërish rekordin e tij të pamposhtur në linjë në ndeshjen kundër McGregor.

Edhe pse Mayweather nuk ka luftuar profesionalisht në ring që nga fitorja ndaj irlandezit, thuhet se të dyja palët janë afër përfundimit të një marrëveshjeje pasi Mayweather i ka ofruar McGregor 157.9 milionë dollarë për një ndeshje të kthimit.

McGregor, është i gatshëm që të luftojë me Mayweather.

Diskutimi tjetër për këtë revansh është edhe numri i raundeve, McGregor ka kërkuar që kjo “luftë” të shkojë deri në dhjetë raunde.

E gjithë kjo marrëveshje për një revansh të mundshëm që përflitet, është lënë të kuptohet nga vetë McGregor në një postim që e kishte bërë ai, e që më pas e kishte fshirë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika