Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë, ndërpritet qarkullimi në disa pjesë të rrugëve

Këtë të hënë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës

Këtë të hënë në orën 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve, do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’u drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në hyrje të rrugëve që çojnë te Stadiumi ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate, dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00 sot deri nesër në përfundim të ceremonisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika