Mbahet ceremonia qendrore për shënimin e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës

Ceremonia qendrore për shënimin e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës do të zhvillohet këtë të shtune, më 6 shtator, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni, e cila pritet të fillojë nga ora 19:00, do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, drejtues të Policisë së Kosovës, si dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë.

Policia e Kosovës, e themeluar më 6 shtator 1999, mbetet një nga institucionet kyçe të vendit, përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Ceremonia vjen si një moment për të nderuar punën dhe angazhimin e gjithë punonjësve të saj gjatë dy dekadave e gjysmë të shërbimit ndaj qytetarëve.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika