Mbahet faza e fundit e Testit të Arritshmërisë, testi shpërndahet në rrjete sociale

Është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, por sërish, i njëjti ka përfunduar masivisht në rrjete sociale. Edhe prindërit edhe ekspertët e arsimit po kërkojnë largimin e tij pasi sipas tyre nuk paraqet dijen reale të nxënësve kosovar

Një fazë të rëndësishme për nxënësit kosovar përfundoi paraditën e së martës.

Ata iu nënshtruan testit të arritshmërisë që ketë ditë ishte faza e dyte dhe e fundit.

Në nivel vendi pjesë morrën mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit.

E pavarësisht preventivave që drejtorët e shkollave thanë se u morën komunat e Ministria, përmbajtja e këtij testi arriti të shpërndahet përsëri nëpër rrjete të ndryshme sociale.

Fenomeni i përsëritshëm tashmë, nuk u mirëprit nga Këshilli i Prindërve.

Këshilli i Prindërve ka thënë se “I erdhi fundi këtij viti shkollor, me qershinë mbi tortë: testin e arritshmërisë. Nuk ka ngjarje më përshkruese të këtij viti shkollor sesa një testim i këtij soji: i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të”.

Për këtë arsye edhe një testim i tillë për ekspertët e arsimit është i panevojshëm.

Rinor Qehaja nga Ed Guard ka thënë se “As testi i maturës dhe as testi i arritshmërisë nuk e kanë kredibilitetin për me dëshmu një rezultat që është reprezentativ I dijës së nxënësve tanë, kush është dëshmi e kësaj padyshim janë testet të standardizuara ndërkombëtare si ai PISA dhe TIMS që gjithëherë na rikujtojnë që kush është ajo dija e vertëtë e nxënësve tanë”.

Faza e parë e këtij testi është mbajtur më datë 4 korrik dhe nxënësit aty I janë përgjigjur pyetjeve të lëndëve shoqërore, ndërsa në fazën e dytë, janë përfshirë lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika