Këtë të enjte, në orën 10:00, do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës.
Në rend të ditës janë 10 projektligje që do të shqyrtohen në lexim të dytë.
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
- Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.