Mbahet testi me shkrim në lëmin civile për gjyqtarë në Gjykatat Themelore të Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës(KGjK) ka njoftuar se është mbajtur testi me shkrim për kandidatët në lëmin civile, të cilët kanë kaluar testin kualifikues për gjyqtarë në Gjykatat Themelore

Mbajtja e testit me shkrim për kandidatët në lëmin civile në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri





Gjatë të dielës së 23 tetorit, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, është mbajtur testi me shkrim i kandidatëve në lëmin civile, të cilët kanë kaluar testin kualifikues për gjyqtarë në Gjykatat Themelore.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës(KGjK) ka njoftuar se, në kuadër të këtij procesi rekrutues të 37 gjyqtarëve, në Gjykatat Themelore kanë marrë pjesë 265 kandidatë, prej tyre 145 meshkuj dhe 120 femra. Ndërsa, nga radhët e komuniteteve, morën pjesë 11 kandidatë, prej tyre shtatë nga komuniteti serb dhe katër nga komunitetet e tjera.

“Mbajtjen e testit të sotëm me shkrim e mbikëqyrën anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), kurse për të monitoruar këtë proces ishin të pranishëm përfaqësues nga Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, përfaqësues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLSP dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR KS”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se testi me shkrim për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj është pjesë e fazës së dytë të testimit të përgjithshëm, të cilin KGJK e menaxhon sipas standardeve të avancuara ndërkombëtare.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika