Mbajti flamurin serb gjatë performancës, Rita Ora: Më është dhënë nga një fans, prej ndriçimit nuk e pashë qartë

"Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez"

Mbajti flamurin serb gjatë performancës, Rita Ora: Mu dha nga një fans, prej ndriçimit nuk e pashë qartë

Këngëtarja më famë botërore nga Kosova, Rita Ora, ka reaguar pas një videoje, e cila gjatë orëve të fundit ka qarkulluar ku shihet më një flamur serb gjatë përformancës së saj në një koncert në Hungari.

Ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka ditur se cilit shtet i përket, duke theksuar se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”, ka thënë Rita Ora në një deklaratë për media, që i është dërguar edhe Klan Kosovës.

Tutje, ajo ka thënë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekt ndaj popullit të saj.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita Ora.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika