Mbappe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, pasi realizoi dy gola në humbjen 6:4 të Francës ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë.

Me këto dy gola, 27-vjeçari arriti në kuotën e 22 golave në Kampionatet Botërore, duke lënë pas Lionel Messin, i cili ka shënuar 21 gola dhe pritet të luajë finalen e së dielës ndaj Spanjës.

Mbappe e mbylli pjesëmarrjen e tij të tretë në Kupën e Botës me 10 gola, duke kryesuar renditjen për “Këpucën e Artë”, dy më shumë se Messi.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 22 gola në po aq paraqitje në Kupën e Botës. Ai realizoi katër gola në Botërorin e vitit 2018 dhe tetë në edicionin 2022, kur Franca arriti në të dyja finalet, duke triumfuar ndaj Kroacisë në 2018 dhe duke humbur nga Argjentina katër vjet më vonë.

Pas ndeshjes, Mbappe tha se rekordi personal nuk është prioriteti i tij.

“Messi me siguri do të shënojë në finale. Unë thjesht po përpiqem ta ndihmoj skuadrën time të fitojë. Kur shënon shumë gola në Kupën e Botës, hyn në një kategori të veçantë.

Megjithatë, do të kisha preferuar të mos isha golashënuesi më i mirë i historisë dhe të luaja në finalen e së dielës. Është mirë për trashëgiminë time, por sot nuk është gjëja e parë që kam në mendje”, deklaroi Mbappe.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika