Mbappe refuzon oferten e Al Hilal, PSG e bindur se francezi është dakort me Real Madridin
Lojtari francez, Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën milionshe që iu ofrua para pak ditësh nga ekipi arab, Al Hilal. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, delegacioni i Al Hilal është nisur drejt Parisit, pasi këta të fundit morën dritën jeshile nga Paris Stain German (PSG), për transferimin e Mbappes. Romano thotë që francezi nuk e ka ndërmend […]
Lojtari francez, Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën milionshe që iu ofrua para pak ditësh nga ekipi arab, Al Hilal.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, delegacioni i Al Hilal është nisur drejt Parisit, pasi këta të fundit morën dritën jeshile nga Paris Stain German (PSG), për transferimin e Mbappes. Romano thotë që francezi nuk e ka ndërmend të hapë bisedimet me Al Hilal.
“Mbappe aktualisht nuk ka ndërmend të hapë bisedimet pavarësisht propozimit për pagë fikse prej 200 milionë euro plus 100% të të drejtave të imazhit”, ka shkruar Romano në Twitter.
Gjithashtu Romano tregon se PSG është e bindur se Mbappe ka rënë dakort me Real Madridin.
Despite Al Hilal delegation flying to Paris Kylian Mbappé has rejected to negotiate with Al Hilal ⛔️🇸🇦 #PSG
Mbappé has currently no intention to open talks despite €200m fixed salary proposal plus 100% image rights.
⚪️ PSG, convinced that Mbappé agreed terms with Real Madrid. pic.twitter.com/bsbF0zlreP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 26, 2023
Al Hilal para pak ditës ka bërë ofertë për transferimin e francezit Kylian Mbappe. Klubi arab i ka ofruar PSG-së 300 milionë euro për blerjen e Mbappes.















