Mbërrijnë kutitë e para në Komisionin Zonal për Administrimin Zgjedhor ku do të bëhet numërimi i votave
Gazetari i RTV Dukagjini, Sylejman Sylejmani i cili është në Shqipëri duke e përcjellë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ka njoftuar se kanë arritur kutitë e para Komisionin Zonal për Administrimin Zgjedhor. “Mbërrijnë kutitë e para në Komisionin Zonal për Administrimin Zgjedhor ku do të bëhet numërimi i votave”, ka raportuar Sylejmani. […]
Gazetari i RTV Dukagjini, Sylejman Sylejmani i cili është në Shqipëri duke e përcjellë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ka njoftuar se kanë arritur kutitë e para Komisionin Zonal për Administrimin Zgjedhor.
“Mbërrijnë kutitë e para në Komisionin Zonal për Administrimin Zgjedhor ku do të bëhet numërimi i votave”, ka raportuar Sylejmani.
Gjatë së dielës (sot) po mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.
Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se në raportet që kanë, 77 për qind e qendrave të votimit e kanë filluar procesin zgjedhor në orën 07:00.
“13 për qind e tyre e kanë filluar procesin e votimit në orën 07:30, 11 për qind e kanë filluar procesin e votimit pas orës 08:00 dhe kryesisht kjo është përqindja e atyre qendrave që kanë pasur probleme me funksionimin e pajisjes elektronike të identifikimit”, ka thënë Celibashi.
Kreu i KQZ-së ka thënë tutje se procesi zgjedhor po shkon i qetë dhe pa ndonjë problem teknik.
Ai ka theksuar se kanë marrë informacione se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Fierzë dhe Shiak, dhe se ka pasur mungesë të fletëvotimeve















