Mbështetësit e Assadit paralajmërohen kundër fshehjes në Gjermani

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, kanë paralajmëruar të gjithë mbështetësit e regjimit të rrëzuar të liderit sirian, Bashar al-Assad, që të mos tentojnë të fshihen në Gjermani.

“Secilit prej torturuesve të regjimit të Assadit që mendon të ikë në Gjermani, mund t’i them se do t’i mbajmë të gjithë përgjegjës, me gjithë forcën e ligjit, për krimet e tyre të tmerrshme”, ka thënë Baerbock për gazën gjermane, Bold am Sonntag.

Ajo ka thënë se agjencitë ndërkombëtare të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës duhet të punojnë ngushtë.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përgjatë regjimit të Assadit besohet se dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar padrejtësisht, janë torturuar dhe vrarë.

Faeser ka thënë se tani ekzistojnë kontrolle në të gjitha pikat kufitare të Gjermanisë.

“Jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm. Nëse mbështetësit e regjimit të Assadit tentojnë të ikin në Gjermani, ata duhen ta dinë që pak vende do t’i ndjekin më rreptë krimet e tyre sesa Gjermania. Kjo le t’i ndalojë nga tentimi”, ka thënë Faeser për gazetën.

Ndërkohë, në Gjermani është shumë aktual debati nëse rreth 1 milion refugjatët që janë strehuar në këtë vend duhet të shkojnë në vendlindje.

Shefi i sindikatës Verdi, Frank Werneke, është kundër kësaj ideje.

“Qoftë në sektorin e kujdesit, në spitale, në dërgim të postës, dhe në shumë profesione tjera, njerëzit që kanë ikur nga Siria, i ndihmojnë vendit që të funksionojë”.

Edhe Christiane Benner, shefe e sindikatës tjerër të punëtorëve, IG Metal, ka thënë se vendi ka nevojë për forcë punëtore prej jashtë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, aktualisht në Gjermani jetojnë 975,000 sirianë.

Zyra Federale për Migrantë dhe Refugjatë i ka pezulluar vendimet për azil për sirianët, për shkak të ndryshimit të situatës në Siri.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar ofrimin e 1.000 eurove për secilin sirian që dëshiron të kthehet në shtëpi.

Disa zyrtarë tjerë gjermanë e kanë kritikuar qëndrimin e tij./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika