Mbështetje në NATO, KiE e dialogun Kosovë-Serbi, çfarë mesazhe u dhanë të premten për Kosovën?
Mbështetje për Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO, u premtua nga ana e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në një konferencë për media pas takimit, Erdogan ka thënë se Kosova do ta ketë mbështetjen e Turqisë drejt pozicionit të merituar në arenën ndërkombëtare. “Turqia është një nga vendet […]
Mbështetje për Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO, u premtua nga ana e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në një konferencë për media pas takimit, Erdogan ka thënë se Kosova do ta ketë mbështetjen e Turqisë drejt pozicionit të merituar në arenën ndërkombëtare.
“Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Atëkohë kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe ma komunikuan që SHBA-ja e kishte njohur si vendi i parë, dhe thashë se ne do të jemi vendi i dytë që e njohim Kosovën. Qoftë e hajrit. Është domethënëse kjo. Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa u përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani. Ne po vazhdojmë përpjekjet për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare. Mbështesim Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO” , ka thënë Erdogan.
Ky i fundit ka thënë se Turqia eksporton mbi 610 milionë euro në vit në Kosovë, gjersa përmendi edhe investimet e bëra në vend.
Raportet Kosovë-Turqi u lavdëruan edhe nga ana e kryeministrit Kurti.
Ky i fundit tha se në takimin me presidetin turk u diskutua për mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, atë të mbrojtjes dhe jo vetëm.
“Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Jemi gjithmonë mirënjohëse për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend; për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve; shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Republikës sonë; dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme”, ka deklaruar ai.
Përgjatë kohës së tij në Turqi, Kurti dha edhe një intervistë.
“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar gazetarja Latic, në Twitter.
In an exclusive interview for #AcrosstheBalkans Kosovo’s PM says he’ll continue with high level meetings on the EU-US proposal but will never allow creation of another Republika Srpska and believes Belgrade still sees Bosnia, Kosovo and Montenegro as a temporary states. @trtworld pic.twitter.com/qtBmfIKfLj
— Nafisa Latic (@Nafisa_Latic) February 3, 2023
Takimi i Kurtit me Erdogan u zhvillua pasditen e së premtes në Pallatin Vahdettin të Stambollit.















