Mbetën nën gërmadhat e shtëpisë si pasojë e sulmeve ruse, familja ukrainase shpëtohet për mrekulli

Të mërkurën e 12 tetorit, Rusia ka intensifikuar sulmet drejt shtetit ukrainas, duke goditur kështu me një raketë shtepinë e një familjeje ukrainase në Zaporizhzhia, por që familjarët pastaj arritën të shpëtohen





Një familje ukrainase në Zaporizhzhia u fsheh në bodrumin e shtëpisë së tyre kur ra alarmi i sulmit ajror rus.

Ishte një vendim i mirë pasi shtëpia e tyre u godit shpejt nga një raketë ruse, e cila “i varrosi për së gjalli”.

Shërbimi i shpëtimit arriti në vendngjarje dhe i nxori të gjithë të padëmtuar, ka raportuar visegrad24.

Vlen të theksohet se Rusia ka intensifikuar sulmet drejt shtetit ukrainas pas kundërofensivës së trupave ukrainase.

Ndërsa Zaporizhzhia është një ndër katër rajonet që së fundi presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur t’i aneksojë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika