Mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës pritet t’i dorëzohen Serbisë

Policia e Kosovës në Merdarë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mërkurën, më 28 dhjetor 2022, AP.

Mbetjet e tre trupave të shtetasve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë pritet t’u dorëzohen autoriteteve serbe të martën në pikën kufitare në Merdarë.

Kështu ka thënë për Dukagjinin, Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Haliti gjithashtu ka theksuar se mbetjet e trupave që do të dorëzohen sot janë mbajtur në Institut që nga përfundimi i luftës, por ka pasur probleme me identifikimin e tyre.

Sipas tij, ata ishin në mesin e 280 trupave të paidentifikuar në morgun e Prishtinës.

Gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona, 10 mijë e 794 shqiptarë, 2 mijë e 119 serbë, ndërsa pjesa tjetër i përkasin grupeve tjera etnike.

Nga rreth 6 mijë persona të zhdukur me forcë në atë kohë, më shumë se 1 mijë e 600 persona mbeten të zhdukur sot.

Ndonëse pati pajtim në takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për çështjen e të Zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë, miratimi i kësaj deklarate ngjalli mjaft reagime e polemika në opinionin publik.

Kjo deklaratë në të cilët palët janë pajtuar të angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë detyron Serbinë të marrë përsipër hapjen e arkivave përfshirë edhe dokumentat e klasifikuara, mbi vendndodhjen e personave të zhdukur.

Deklarata për të Zhdukurit – “Pak optimizëm se Serbia do ta bëjë hapjen e arkivave në mënyrë transparente”

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika