Mbi 1 mijë ankesa nga konsumatorët për gjashtë muaj, shumica për njëhsorë elektrikë

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka trajtuar gjithsej 1,567 ankesa të konsumatorëve gjatë periudhës gjashtëmujore janar-qershor 2026.

Sipas raportit të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit (DMK), numri më i madh i ankesave ka të bëjë me problemet që lidhen me keq llogaritjet e orës në njehsorët elektrikë, garancionin dhe kthimin e mallit, mospërputhjen e çmimeve raft-arkë nëpër markete, me blerjet online dhe mosdorëzimin e produkteve sipas përshkrimit të ofruar.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se volumi i lartë i ankesave nga konsumatorët, tregon se në një numër të konsiderueshëm rastesh operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve si konsumatorë.

Për këtë arsye, MINTI, e konsideron të domosdoshme rritjen e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ankesat e pranuara janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit (ARRU), sipas kompetencave përkatëse.

MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë çdo shkelje të mundshme përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika