Procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës, është duke vazhduar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për Dukagjinin ka bërë të ditur se nga 9 maji e deri më 1 korrik, në total janë konvertuar 1 mijë e 713 patentë shoferë.

Sipas tij në katër komunat veriore janë konvertuar deri më tani 1 mijë e 408.

Në Leposaviq janë konvertuar 430 patentë shoferë, në veri të Mitrovicës 465, në Zubin Potok 248 dhe në Zveçan 265.

Afati për konvertimin e targave ilegale në ato RKS do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2024.

Mbi 1500 mijë aplikime për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Statistika nga Policia e Kosoves për ditën e 1 korrikut

Mbi 1500 mijë aplikime për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS