Mbi një mijë raste të reja me COVID-19, asnjë qytetar i shtrirë në spital me dozën e tretë

Asnjë person i vaksinuar me dozën e tretë kundër Covid-19, nuk po qëndron i shtrirë në spitalet e Kosovës. Kjo, sipas ministrisë së shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit me këtë dozë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1 mijë e 219 raste të reja me koronavirus. Kryeqyteti vazhdon t’i prijë listës me numrin më të madh të rasteve të reja

Klinika Infektive apo klinika për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse

Një mijë e 219 raste pozitive me Covid-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.

Më së shumti raste pozitive u shënuan në kryeqytet, 273, kurse Peja me 194 raste është qyteti i dytë në këtë listë.

Raste të reja me koronavirus u shënuan në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se shkalla e vaksinimit është një prej shkaseve që ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

“Sa më shumë që shoqëritë janë të vaksinuara, reduktohet mundësia e përhapjes së infeksionit, kurse ka plot shtete në botë të cilat kanë shkallë të ulët të vaksinimit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përderisa në një shtet dikund ka ende përqindje të vogël të vaksinimit gjithmonë ekziston mundësia e përhapjes së virusit edhe në vendet e tjera”, ka deklaruar Hoti.

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona.

 

Doza e tretë e vaksinës, Hoti tregon se është shumë e rëndësishme.

“Nga 51 qytetarë të Republikës sonë që sot janë të shtrirë në spitalet tona dhe trajtohen për Covid-19, asnjë qytetar nuk është me dozën e parë dhe asnjë qytetar nuk është me dozën e tretë, kurse kemi një numër bukur të mirë të qytetarëve që janë me dozën e dytë. Cka do të thotë se nuk është e mjaftueshme që kur qytetari t’i marrë dy doza qytetari të vetmjaftohet dhe të mendoj se ka krijuar imunitetin e duhur”, ka thënë Hoti.

Dozën e tret  të vaksinës deri tash e kanë marrë mbi 103 mijë qytetarë.

Në përgjithësi, në Kosovë me dozën e parë janë vaksinuar mbi 903 mijë persona.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika