Mbi 10 orë pa rrymë te Rruga “C”, KEDS-i thotë se ka kryer punën e vet

Banorët e një blloku banesor në Prishtinë janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike nga disa orë brenda tri ditëve. Ata thonë se janë ankuar disa herë mirëpo u është bërë zgjidhje. Nga KEDS-i i kanë thënë televizionit se defekti fillimisht është eliminuar, derisa kanë shtuar se nuk mund të japin përgjegjësi për stabilimentet elektrike të vendosura nga kompania e ndërtimit

Mëngjesin e nisin me një zhurmë shpërthyese që nuk kanë dyshim se vjen nga trafoja e rrymës ngjitur me banesën.

Banorët e kësaj lagjeje në rrugën “C” të Prishtinës ankohen se tash e disa ditë kanë ndërprerje të vazhdueshme të rrymës, të cilat sipas tyre, zgjasin deri në 10 orë.

“Ne jemi në grupin e lagjes që ndoshta jemi target i problemeve me rrymë. Pra një muaj dite kemi pasur probleme, prej orës 8:00 deri në 21:00 në mramje. Mandej do për një orë e dy janë ba, tanimë spo i numëroj. Dje prej 7:00 në mëngjes deri në 20:00 në mbrëmje nuk ka pasur rrymë hiq. Kemi pasur probleme të tjera por këtë po e konsideroj prioritet”, ka deklaruar një banor i kësaj lagjeje, Hasan Rama.

“Sipas të gjitha gjasave kjo trafo po ka ngarkesë se mirëpo nuk është përgjegjësi e jonja me ditë çka është problemi. Duhet ata që i kërkojnë pagesat, mos me i kry na pagesat për 15 minuta vjen e ndalin rrymën me automatizëm. Dmth nëse janë aq preciz në atë punë, le tkenë precizëm edhe në punën që s është aq e këndshme e kanë defekte”, vijon ai.

Pakënaqësitë e tyre, banorët thonë se tanimë i kanë lajmëruar disa herë.

Rama thekson se përderisa janë pagues të rregullt të rrymës, e duan edhe shërbimin.

“Ne nuk po mundemi të kuptojmë një problem që ndodhë dhe brenda 15 orëve s’mundet të zgjidhet dhe nuk na jepet asnjë shpjegim, as me shkrim as kurfarë feedbecku. Jemi në një pozicion ku të bëhemi ne elektricista të shohim çka po ndodhë…Na e kemi problemin e mungesës. Jemi pagues të rregullt, le ta bëjnë shërbimin. Kjo është kërkesa minimale që na duhet përgjigjur”, ka përfunduar Rama.

Blloqet e apartamenteve përreth nuk kanë një problem të tillë.

Nga KEDS-i kanë deklaruar se kanë përmbushur detyrat e tyre.

“Javën e kaluar, me të pranuar informatën për rastin në fjalë, ekipet e KEDS-it kanë dalur në vend për të verifikuar gjendjen. Pas vlerësimit të saj është vërtetuar prishje në siguresat e kthinës. Defekti është eliminuar, megjithatë duhet pasur parasysh se këto stabilimente elektrike janë instaluar nga kompanitë e ndërtimit, për çka KEDS-i nuk merr përgjegjësi. Sidoqoftë, KEDS mbetet i përkushtuar të intervenojë kurdo dhe kudo që është e nevojshme, me qëllim që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Banorët i kanë treguar televizionit se janë duke përgatitur një peticion për t’ia drejtuar KEDS-it.

Megjithatë, të dielën nuk ka pasur probleme të tilla në këtë bllok banesor.

 

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika