Mbi 10 vjet burgim dhe 42 mijë euro gjobë për 7 të akuzuarit për kontrabandim me migrantë, njëri lirohet nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtorë shtatë të akuzuarit për kontrabandim me migrantë, duke i dënuar së bashku me 10 vjet e gjashtë muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë, ndërsa njërin e ka u liruar nga akuza.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga gjykatësi Kujtim Krasniqi.

I akuzuari Florim Krasniqi u dënua me 3 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë, ndërsa Taulant Bilalli me 1 vit e gjashtë muaj burgim dhe 5 mijë gjobë.

Për veprën penale të kontrabandimit me migrantë u dënua me 2 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë edhe i akuzuari Haki Maloku.

Po ashtu, për të njëjtën vepër u dënua me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë i akuzuari Bekim Hasani.

Ndërkaq, të akuzuarit Sadat e Samed Murati si dhe Koplinger u dënuan me nga 1 vit burgim secili veç e veç për veprën penale falsifikim i dokumenteve, ndërsa i akuzuari Koplinger u dënua edhe me 2 mijë euro gjobë për veprën penale për armëmbajtje pa leje.

Kurse i akuzuari Florent Krasniqi u lirua nga akuza, pasi nuk ishte provuar se i njëjti kishte kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar.

Sipas aktgjykimit, nëse të akuzuarit nuk mund ta paguajnë dënimin me gjobë, atëherë i njëjti mund të zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgim.

Po ashtu, të akuzuarit secili veç e veç u obliguan të paguajnë shpenzimet e procedurës penale ashtu që secili shumën prej 200 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe 100 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Në fund, sipas aktgjykimit, gjykatësi Krasniqi tha se palët kanë të drejtë ankese kundër të njëjtit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 27 tetor 2021, Florim Krasniqi, Florent Krasniqi, Taulant Bilalli, Sadat Murati, Samed Murati, Haki Maloku, Bekim Hsani dhe Izet Koplinger, nga muaji mars 2020 deri më 24 mars 2021, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Akuza thotë se grupi i udhëhequr nga Florim Krasniqi, i cili ka krijuar laboratorin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, në role të ndara si anëtarë të grupit kriminal përmes të pandehurve Florent Krasniqi, Haki Maloku, Izet Koplinger, Sadat Murati, Samed Murati, kanë siguruar persona që kishin për qëllim migrimin nëpër vende të ndryshme të Evropës./ Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika