Mbi 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje gjatë vitit 2022, shkak – pagat e ulëta

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2022, janë mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga pozita e tyre për shkak të pagave të ulëta

Ilustrim

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani, mbi një mijë e 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare.

Vetëm gjatë vitit 2022, janë mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare.

Kështu ka thënë Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, teksa ka theksuar se dorëheqjet kanë ardhur si shkak i pagave të ulëta.

“Edhe kjo çështje është shqetësuese në Policinë e Kosovës, sepse jo vetëm tani, po në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare, dhe ta them kështu, që nga themelimi i Policisë së Kosovës i kemi diku mbi 1200 dorëheqje vullnetare”.

“Vetëm këtë vit kemi mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të pagave të ulëta edhe kushteve të tjera”, ka thënë Zeqiri për EO.

Imer Zeqiri – kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës i ftuar në emisionin FIVE

Zeqiri ka theksuar se prioriteti i kësaj sindikate është pensionimi i parakohshëm i policëve qysh në moshën 55-vjeçare.

Sindikata e Policisë së Kosovës po e sheh shumë shqetësuese faktin që zyrtarët policorë përkundër punës së tyre, pas moshës 65-vjeçare do të marrin pension të pleqërisë.

“Prandaj jemi pa pension aktualisht dhe ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55-vjeçare është njëra ndër prioritetet, përkundër edhe shumë prioriteteve tjera. Jo, mos të themi vetëm për zyrtarë policorë, por definitivisht ndoshta jemi më keq se të gjitha institucionet tjera”.

Sa i përket pajisjeve logjistike, Zeqiri ka potencuar se përkundër që kanë pranuar tenderë për këtë furnizim me uniforma dhe veshmbathje për policë, sërish ka mungesa të dukshme.

“Aktualisht është bërë një furnizim edhe me këpucë edhe me çizme, mirëpo nëse flasim për numrin e përgjithshëm të policisë apo në krejt territorin e policisë, ende kemi mungesa edhe të çizmeve, edhe të këpucëve edhe të uniformave, edhe kjo është si pasojë e moskalimit të disa tenderëve”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika