Mbi 11 milionë euro të marra nga katër komunat në veri do t’i transferohen KOSTT-it për pagimin e borxhit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se mbi 11 milionë euro do të merren nga katër komunat në veri të vendit për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar. Ky vendim është marrë në mbledhjen sotme të Qeverisë së Kosovës dhe kështu Murati thekson do të merret buxheti i […]
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se mbi 11 milionë euro do të merren nga katër komunat në veri të vendit për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar.
Ky vendim është marrë në mbledhjen sotme të Qeverisë së Kosovës dhe kështu Murati thekson do të merret buxheti i katër komunave në veri të vendit dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it.
“Energjia elektrike e shpenzuar është borxh, dhe borxhi duhet paguar.
Andaj me vendimin që morëm sot në mbledhje të Qeverisë, do të merret buxheti i katër komunave në veri të vendit dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet deri më tani. Shuma totale prej 11,880,246.33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar”, ka shkruar Murati në Facebook.















