Mbi 1,100 fëmijë raportohen të plagosur ose të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme po bëhet “katastrofik për miliona fëmijë në të gjithë rajonin”. Sipas një deklarate të UNICEF-it, që nga sulmet e para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, më shumë se 1,100 fëmijë janë […]
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme po bëhet “katastrofik për miliona fëmijë në të gjithë rajonin”.
Sipas një deklarate të UNICEF-it, që nga sulmet e para të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, më shumë se 1,100 fëmijë janë raportuar të vrarë ose të plagosur nga dhuna.
Deklarata thekson se rreth 200 fëmijë janë vrarë në Iran, 91 në Liban, katër në Izrael dhe një në Kuvajt.
“Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve apo për shkatërrimin dhe ndërprerjen e shërbimeve thelbësore nga të cilat varen ata,” thuhet në deklaratë.
UNICEF ka përsëritur gjithashtu thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për ndalimin e luftimeve dhe nisjen e negociatave diplomatike.
Agjencia u bëri thirrje palëve në konflikt që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dëmet ndaj civilëve, duke shmangur përdorimin e armëve shpërthyese që prekin në mënyrë disproporcionale fëmijët.















