Mbi 12 milionë euro dëme nga vërshimet në Skenderaj, Nura kërkon kompensim nga Qeveria

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se janë mbi 300 familje të prekura nga përmbytjet e 19 janarit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se të hënën e 20 shkurtit i janë drejtuar Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë, për kompensimin e dëmit në vlerën mbi 12 milionë eurove, një muaj pas vërshimeve në këtë komunë.

“Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare – kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 milionë eurove”, shkroi ai në Facebook.

Nura ka thënë se janë mbi 300 familje të prekura nga përmbytjet e 19 janarit.

“Le të jetë kjo javë me lajme të mira nga niveli qendror për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit, që ua shkatërroi pothuajse plotësisht mundin disavjeçar, për bizneset që humben një pjesë të pasurisë, për bujqësinë dhe të mbjellat që i mori lumi, infrastrukturën publike dhe për çdo dëm tjetër të shkaktuar një muaj më parë”, shtoi ai.

Përveç në Skenderaj, dëme të mëdha pati edhe në komunën e Mitrovicës, atë të Klinës e Drenasit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika