Mbi 130 persona janë arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore në 22 vende të botës

Aksioni i përbashkët i oficerëve të enteve evropiane të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve të inspektoratit të punës, mbështetur nga Europoli, kanë arrestuar mbi 130 persona për trafikim të qenieve njerëzore ndërsa 60 të tjerë janë të dyshuar për të njejtën vepër. Ky operacion është realizuar në 22 vende të botës dhe ka zgjatur 8 ditë

Ilustrim

Në një aksion të përbashkët të mbështetur nga Europol, oficerët e enteve evropiane të zbatimit të ligjit dhe autoritetet e inspektoratit të punës kanë arrestuar mbi 130 kriminelë dhe kanë identifikuar me sukses rreth 60 të dyshuar të rinj.

Gjatë ditëve të këtij aksioni kur u kryen kontrolle në kufijtë e Evropës detare, tokësore dhe ajrore, ishin më shumë se 22 mijë e 480 oficerë, të cilët kishin edhe një fokus shtesë në rrugët e përdorura shumë për në Evropë.

Aksioni pë trafikimin e qenieve njerëzore

Si pasojë e këtij aksioni u arrestuan mbi 130 persona dhe u identifikuan rreth 60 të dyshuar të tjerë, si dhe u iniciuan më shumë se 100 hetimeve të reja. Në total, janë identifikuar mbi 130 viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë konfirmuar si të mitur. Gjithashtu janë zbuluar mbi 220 dokumente të falsifikuara.

Teksa forcat e rendit kanë kontrolluar edhe identitetin e mbi 11 mijë e 130 të miturve, të cilët mbeten grupmosha që ka më shumë të trafikuar dhe të shfrytëzuar.

Shumë prej tyre bien viktima të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar ose llojeve të ndryshme të kriminalitetit të detyruar, duke përfshirë krimet e vogla dhe trafikun e drogës. Por, gjithashtu bëhen viktima të shfrytëzimit të punës dhe skllavërisë shtëpiake.

Aksioni kundër trafikimit të qenieve njerëzore është zhvilluar nga data 6 deri më 13 qershor 2022, ndërsa është koordinuar nga Frontex me pjesëmarrjen e 22 vendeve së bashku me INTERPOL-in.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika