“Mbi 1300 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit”

Të paktën një mijë e 362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit masiv që goditi një javë më parë.

Kështu ka thënë ministrja e vendit të Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Derya Yanik.

Sipas saj, deri më tani, 369 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre, ndërsa 792 fëmijë të tjerë janë në spitale dhe 201 fëmijë janë në “institucione të lidhura me ministrinë tonë”.

Yanik ka thënë se 291 nga fëmijët mbeten të paidentifikuar – dhe hapi i parë është të kuptojmë se cilët janë ata, në mënyrë që të mund të ribashkohen me çdo pjesëtar të familjes që është ende gjallë.

“Pasi të kemi identifikuar fëmijët tanë, por kemi gjetur se ata kanë humbur anëtarët e familjes së tyre dhe duhet të vendosen nën kujdesin e shtetit, atëherë ne me siguri mund t’i lejojmë ata të hyjnë në kontakt me familjet që tashmë janë të njohura për sistemin e rregullt të kujdestarisë”, ka thënë Yanik.

Teksa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po veniten, numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, të hënën arriti në mbi 37.000 dhe pritet që ky numër të rritet.

Faza e shpëtimit “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë më 13 shkurt.

Kombet e Bashkuara, një ditë më parë, dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Sirisë, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 37.000, mund të dyfishohet.

Autoritetet konfirmuan të hënën se janë konfirmuar mbi 37.000 viktima në Siri dhe Turqi. Numri më i madh i viktimave është në Turqi, përkatësisht 31.643 dhe në Siri janë regjistruar 5.714.

Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rënduar gjendjen e miliona personave që tani kanë nevojë për ndihmë.

Tërmeti prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.

Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17 mijë persona.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika