Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj, shqetësuese vet-aksidentet

Foto nga vetaksidenti (Foto: Kallxo.com)
Foto nga vetaksidenti (Foto: Kallxo.com)

Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mbi 15 mijë e 400 aksidente në komunikacion. Prej tyre 63 ishin me fatalitet, ku humbën jetën 68 persona. Gjithashtu, kanë ndodhur edhe 5 mijë e 500 aksidente me lëndime me 10 mijë e 500 persona të lënduar, si dhe 9 mijë e 800 aksidente me dëme materiale.

Edhe pse Policia e Kosovës nuk ka dërguar statistika për vet-aksidentet, nga ekspertët e komunikacionit ato po vlerësohen shqetësuese. Ata madje kërkojnë të hetohet arsyeja e këtyre aksidenteve.

Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se shqetësuese janë vet-aksidentet për të cilat thekson se duhet të hulumtohet lokacioni ku ndodhin për të disten herë vet-aksidentet, gjendja e ngasësit por edhe gjendja teknike e automjetit.

Krasniqi ka shtuar se pa marrë parasysh se me çfarë mjeti jeni, të gjithë duhet të respektojnë kodin rrugor të sjelljes, në këtë mënyrë të sigurohen edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Ndërsa, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim ka theksuar se kanë shtuar prezencën e zyrtarëve policorë në akse të ndryshme rrugore me njësinë e motoçiklistëve, njësinë mobile me pajisje inteligjente “Smart Patrol”, veturat civile të pajisura me radarë mobil, përdorimin e dronëve në identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme, si dhe ndërmarrjen e masave sensibilizuese dhe atyre ndëshkuese.

Nëse krahasojmë periudhën janar-gusht të këtij viti dhe të vitit të kaluar, në statistikat që ka dërguar PK-ja, këtë vit, për këtë periudhë ka më pa aksidente, megjithatë diferenca është shumë e vogël./KosovaPress

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika