Mbi 150 persona të vdekur nga tërmeti në Nepal

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Nepalin ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 100 persona

Të mbijetuarit në një spital në Jajarkot - epiqendra e tërmetit që goditi Nepalin

Më shumë se 150 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që është regjistruar në perëndim të Nepalit, në orët e vona të së premtes.

Forcat e sigurisë janë angazhuar për të ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim në rajonet e rrënuara në Rukimin Perëndimor, rreth 500 kilometra larg nga Katmanduja.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në kryeqytein e Nepalit dhe në vendet fqinje, përfshirë Indinë.

Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se mbi 100 njerëz janë plagosur dhe spitalet në zonat ku ka ndodhur tërmet janë mbushur me të plagosur, raporton BBC.

Njerëzit janë të frikësuar se po qëndrojnë jashtë, janë cituar të kenë thënë zyrtarët.

Sipas tyre, qindra shtëpi të ndërtuara prej balte janë rrëzuar.

Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, ka arritur të shtunën në zonat e prekura dhe ka shprehur “keqardhje të thellë” për humbjen e jetëve.

Ai ka bërë thirrje për angazhim të sa më shumë njerëzve në përpjekjet për kërkim-shpëtim, mirëpo autoritetet kanë thënë se situata është vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut, të nxitura nga tërmeti.

Tërmeti u regjistrua në orën 23:47 me orën lokale (18:02 GMT), sipas Qendrës së Monitorimit dhe Kërkimit të Nepalit.

Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së mati tërmetin me magnitudë 5.6 dhe tha se ishte një tërmet i cekët, që do të thotë se ndodhi më afër sipërfaqes së tokës.

Nepali ndodhet përgjatë Himalajeve, ku ka shumë aktivitet sizmik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika