Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Mijëra qytetarë të Kosovës do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 janë përfshirë në listën e votuesve dhe do të votojnë për herë të parë.

KQZ-ja ka bërë të ditur se lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përmban gjithsej 2,092,174 votues. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i votuesve që do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor arrin në 22,131 persona.

Nga ky numër, 16,933 janë qytetarë që kanë arritur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa 5,198 të tjerë janë persona të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose qytetarë që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Sa i përket përbërjes gjinore të votuesve të rinj, 8,752 prej tyre, ose 51.68 për qind, janë meshkuj, ndërsa 8,182, ose 48.31 për qind, janë femra. Këta votues pritet të kenë ndikimin e tyre në procesin zgjedhor që do të zhvillohet më 7 qershor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika