Mbi 2 mijë ushtarë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit gjatë këtij viti
2 mijë e 547 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar jashtë vendit përgjatë vitit 2022, këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në postimin e tij të fundit në Facebook. Ai ka potencuar se njëri nga synimet më të rëndësishme të ministrisë është avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë. Mehaj ka theksuar […]
2 mijë e 547 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar jashtë vendit përgjatë vitit 2022, këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në postimin e tij të fundit në Facebook. Ai ka potencuar se njëri nga synimet më të rëndësishme të ministrisë është avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë.
Mehaj ka theksuar se përgjatë 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Mehaj.
Gjithashtu ai ka shtuar se investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.















