Mbi 20 organizata e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ismail Tasholli, ideatori i platformës “Liria ka emër”, ka njoftuar se deri më sot mbi 20 organizata të ndryshme e kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen në marshin e datës 2 prill, i cili bëhet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së një ditë para se të nisë gjykimi i tyre në Gjykatën Speciale

“Marshojmë për drejtësi” do të jetë marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së një ditë para se të nisë gjykimi i tyre në Gjykatën Speciale.

Ismail Tasholli, ideatori i platformës “Liria ka emër”, ka njoftuar se deri më sot mbi 20 organizata të ndryshme e kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen në marshin e datës 2 prill.

“Për nga thirrjet deri në ditën e sotme janë diku mbi 20 organizata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe përkrahjen. Nuk mund të spekulojmë, por si duket do të jetë një marsh masiv që do të kërkojë drejtësinë dhe do të të provojë të japë edhe një përkrahje morale… Nga trendi, nga ajo që po na thuhet parashikojmë të jetë një marsh dinjitoz”, ka thënë Tasholli.

Ideatori i platformës “Liria ka emër” ka thënë tutje se është e rëndësishme të ketë drejtësi, pasi sipas tij, interpretimi i padrejtë i së kaluarës ka ndikim edhe në të ardhmen e vendit.

“Qëllimi është që të jetë një lloj sinkronizimi i verdiktit të fundit të drejtësisë me të vërtetën që ka Kosova për luftën e saj. Ata atje kanë qenë themelues, kanë qenë luftëtarë dhe mënyra se si trajtohen ose mënyra se si mund të interpretohen apo të riinterpretohen konsiderojmë që është e rrezikshme për kontekstin ku jemi sot, por jo vetëm”, ka thënë Tasholli në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

“Është e rrezikshme edhe për të ardhmen tonë sepse e djeshmja e sotshmja kanë drejtpërdrejt ndikim në përcaktimin edhe të ardhmes sonë”, u shpreh Tasholli.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika