Mbi 20 të burgosur ukrainas lirohen nga Rusia

Ukraina e dëmtuar nga lufta
Ukraina e dëmtuar nga lufta

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht.

Në mesin e të liruarve janë dy oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe nënoficerë.

Ata kishin marrë pjesë në beteja në fronte të ndryshme dhe disa prej tyre ishin plagosur, tha Yermak, shkruan REL.

Ai nuk dha më shumë detaje.

Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar për këmbimin e të burgosurve.

Këmbimi i fundit i të burgosurve në mes të Rusisë dhe Ukrainës ka ndodhur në korrik të këtij viti.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar të zhvendosen miliona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika