Mbi 20 të lënduar nga mjetet piroteknike

Drejtori i Klinikës Emegjente pranë QKUK-së, Naser Syla, ka thënë se 25 persona deri në mesditë kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike

Klinika Emergjente - QKUK

25 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente,si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga mjetet piroteknike gjatë festimit të ndërrimit të motmoteve.

Në po të njëjtën ditë tre persona janë plagosur me plumba qorr.

Ndërkaq edhe të dielën e një janarit, në Emergjencën e QKUK-së kanë vazhduar të kërkojnë tretman mjekësor qytetarë që janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Drejtori i Klinikës Emegjente pranë QKUK-së, Naser Syla, ka thënë se vetëm të shtunën e 31 dhjetorit rreth 271 pacientë kanë kërkuar shërbime mjekësore.

Sipas tij, nga 25 të lënduarit, dy prej tyre kanë vazhduar trajtimin në Klinikën Plastike për shkak të gjendjes së rëndë ndërsa të tjerët janë liruar.

“Pjesa që është më e ndjeshme defacto gjatë festave në shtetin tonë janë lëndimet me mjete piroteknike që kemi pasur 25 raste vetëm gjatë natës së vitit të ri, dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rëndë ndërsa të tjerët janë liruar. Sot nga ora 08:00 deri në mesditë kanë qenë tre raste po ashtu me mjete teknike, të cilët nuk janë fëmijë por të rritur”, ka thënë ai për KP.

Syla ka folur edhe për sfidat e vitit 2022, që një prej tyre mbeten referimet e panevojshme.

“Gjatë 2022 ka qenë një fluks i lartë i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë dhe trajtim, diku kemi pasur mbi 92 mijë pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë qendër. Ka qenë vit i ngarkuar, i mbushur me raste të ndryshme”, shtoi ai.

Po ashtu, Syla ka theksuar mungesën e mjekëve emergjentë dhe anesteziologëve në Klinikën Emergjente.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika