Mbi 2,300 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, mijëra të plagosur

Sulmet izraelite ndaj Libanit kanë shkaktuar të paktën 2,387 viktima që nga fillimi i muajit mars, sipas një bilanci të ri të publikuar nga qeveria libaneze.

Njësia për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë bëri të ditur se gjatë së njëjtës periudhë janë plagosur edhe 7,602 persona.

Ndërkohë, pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut të premten, ekipet e shpëtimit dhe autoritetet kanë vazhduar të nxjerrin trupa nga rrënojat e ndërtesave në zonat e goditura rëndë nga bombardimet izraelite.

Konflikti u përshkallëzua më 2 mars, kur Libani u përfshi në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, pasi Hezbollahu, i mbështetur nga Teherani, lëshoi raketa drejt Izraelit.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika