Mbi 2600 faqe dokumente kurrikulare, Ahmeti: Nuk gjeta askund emrin e UÇK-së

Drejtori i ETEA-s, Agon Ahmeti, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si trajtohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës në dokumentet kurrikulare të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ka analizuar 16 dokumente kurrikulare, përfshirë Kornizën Kurrikulare, Kurrikulat Bërthamë për tri nivelet e arsimit parauniversitar dhe 12 kurrikula lëndore për klasat I-XII.

Sipas tij, në më shumë se 2 mijë e 600 faqe dokumente nuk është gjetur as emri i plotë, e as shkurtesa e UÇK-së, njofton Dukagjini.

“Në 16 dokumente kurrikulare me mbi 2600 faqe tekst, çuditërisht nuk arrita me gjetë askund emrin e plotë ose shkurtesën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Ai është ndalur veçanërisht te lënda e historisë, ku, sipas analizës së tij, janë gjithsej 489 rezultate të të nxënit. Ahmeti thotë se asnjëri prej tyre nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së.

“Janë gjithsej 489 rezultate, pra 489 tema, procese apo ngjarje konkrete historike që nxënësi duhet t’i dijë dhe t’i kuptojë. Asnjëra nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së!”

Sipas Ahmetit, vetëm tri nga 489 rezultatet e të nxënit e prekin luftën çlirimtare, por pa kërkuar në mënyrë specifike njohjen e UÇK-së apo të figurave kryesore të saj. Ai e ka llogaritur këtë në 0.61 për qind të rezultateve të të nxënit në histori.

“Vetëm 3 nga 489 (0.61%) rezultate e prekin luftën çlirimtare, por pa kërkuar specifikisht njohjen e UÇK-së apo figurave kryesore të saj.”

Ahmeti ka argumentuar se çështja nuk është që UÇK-ja të përmendet në çdo klasë, por mënyra dhe niveli i trajtimit të saj kur kurrikula arrin te periudha e luftës së fundit në Kosovë.

“Çështja nuk është pse UÇK-ja nuk përmendet në çdo klasë, por sa dhe si trajtohet kur kurrikula arrin te kjo periudhë historike.”

Ai ka vlerësuar se vendimet administrative të momentit, si kërkesa që ora e parë mësimore t’i kushtohet UÇK-së apo vendosja e flamurit të UÇK-së në hyrje të shkollave, nuk janë të mjaftueshme nëse synohet që kjo pjesë e historisë të jetë pjesë e qëndrueshme e edukimit shkollor.

“Mirë shumë! Por, nëse UÇK-ja konsiderohet pjesë kaq e rëndësishme e historisë së Kosovës, pse njohja e saj në shkollë duhet të bëhet me vendime administrative të momentit/ad hoc? Çka nëse nesër vjen në pushtet një qeverisje që nuk i pëlqen me fol për luftën?”

Sipas tij, kurrikula është baza mbi të cilën ndërtohen programet mësimore, tekstet shkollore dhe ligjëratat në klasë.

“Kurrikula është baza mbi të cilën ndërtohen programet mësimore, tekstet shkollore dhe ligjëratat e mësimdhënësve. Me fjalë të tjera, kurrikula është krejt ajo që duhet të ndodhë dhe mësohet në klasë”, ka shkruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika