Mbi 300 fëmijë – viktima të dhunës në shkollat e Prishtinës

Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë

Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ka thënë se pas dhunës në familje, dhuna në shkolla është sfida më e madhe për këtë Qendër.

Mujku ka shtuar se nuk e mban mend që ka pasur ndonjëherë kaq shumë raste të dhunës në shkolla.

“Jo vetëm dhuna fizike, psikologjike por edhe ajo seksuale. Vetëm gjatë vitit 2022 ne si Qendër kemi pasur 450 raste të të miturve, ku 70% e këtyre rasteve të dhunës janë nëpër shkolla. Raste që i trajtojnë” – ka thënë Mujku në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për dhunën në shkollat e vendit.

Ai ka thënë gjithashtu se këto raste janë të rënda pasi që është dashur të intervenojë edhe Qendra për Punë Sociale.

“Pothuajse çdo ditë jemi nëpër shkolla duke i trajtuar këto raste, kryesisht kemi të bëjmë me rrahje mes nxënësve, përdorimi i substancave narkotike, përdorimi i thikave, përdorimi i armëve” –  ka thënë me tej Mujku.

Ndryshe vetëm 20 punëtorë socialë në kryeqytet merren me rastet e dhunës në shkolla.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika